Kategoritë kryesore

Shtëpia dhe Tavolina

Lundro në faqen tonë dhe eksploro përzgjedhjen e gjerë të produkteve për shtëpinë dhe kuzhinën tuaj. Gjithçka për të cilën ju keni nevojë, duke filluar nga mobiljet për secilën nga dhomat e shtëpisë, aksesorët për zbukurim, enët e kuzhinës, kutitë për organizimin e artikujve, tualeti, kopështi, veranda, e shumë të tjera.

Elektronikë dhe Kompjutera

Nëse jeni duke kërkuar të blini një laptop të ri apo një televizor, ne e bëjmë me të lehtë gjetjen e tyre. Për të gjithë të apasionuarit e elektronikës, Blunavi ofron blerjen online të një shumëllojshmërie produktesh elektronike si televizor, kompjuter, laptop, telefon celular, kamer, printer, aksesorë telefonikë etj, nga markat më të mira në treg.

Shëndet dhe bukuri

Të paturit një shëndet të mirë do të thotë një përkujdesje dhe trajtim efikas me produkte cilësore. Tek ne mund të gjeni krem për fytyrë, duar, këmbë, flokë, rrudha. Maska për akne, makeup, shampo, sapun, antidjersë, parfum, krëhër, furça dhe pasta për dhëmbët, gërshërë, aromatizues, penel për sytë, etj.

Bizhuteri dhe Ora

Jeni të apasionuar pas bizhuterive dhe orave, perfekte, tek ne mund të bëni zgjedhjen e duhur. Ju ofrojmë një shumëllojshmëri artikujsh me cilësi dhe çmime konkuruese. Në këtë kategori përfshihen ora, byrzylykë, vathë, unaza, syze, varëse, bizhuteri të krijuara me dorë, gurë të çmuar, perla, swarovski etj

Veshje dhe modë

Ne ofrojmë tendencat më të fundit të modës. Veshje të ndryshme për femra, meshkuj dhe fëmijë. Këtu do të gjeni markat dhe firmat me të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë kategori përfshihen bluza, këmisha, pantallona, xhupa, çanta, kapele, kostume mbrëmje, portofola, shallë, dorashka, geta etj.

Sport dhe fitness

Kjo kategori i dedikohet sporteve të tilla si ski, vrap, çiklizëm, ngjitje mali, peshkim, joga, tenis, e tjerë. Do të gjeni pajisje me cilësi të lartë dhe të shumëllojshme, helmeta, dërrasë për ski, grepa dhe rrjeta peshkimi, fishekzjarre sinjalizuese, rrjeta tenisi, ping pong dhe çdo gjë tjetër e nevojshme që ju të shijoni në maksimum sportin tuaj të preferuar.

Libra dhe revista

Çfarë mund të jetë më relaksuese se sa të ulesh për të lexuar një libër pas një dite të gjatë. Nëse po kërkoni disa rekomandime apo dëshironi të zbuloni librat e fundit, Blunavi sjell një përzgjedhje të materialeve të leximit duke përfshirë libra për çdo moshë, si klasikë, modern, libra për fëmijë, biografik, historikë etj. Ne jemi zgjidhja juaj më e mirë për të filluar kërkimin e librit tuaj të ardhshëm.

Shërbime dhe abonime

Në këtë kategori e veçantë ju do të mund të blini shërbime të tilla si bileta për kinema, për blerje, abonime interneti, e shumë të tjera.

Makina dhe Pjesë

Me pajisjet dhe kujdesin e duhur, ju mund ta mbani makinën tuaj të re për shumë vite. Blunavi ofron produkte për makina ku përfshihen goma, bateri, produkte për pastrim, mjete për riparim, pajisje të brendshme dhe të jashtme, mbajtëse celulari me magnet dhe gjithçka tjeter që mund tju nevojitet.

Për kafshët

Këtu do të gjeni një shumëllojshmëri produktesh që i përkasin kategorisë së kafshëve, çdo gjë që ju dëshironi dhe çfarë kafsha juaj shtëpiake ka nevojë. Ushqime të shëndetshme, të kontrolluara dhe me vitamina, aksesorë dhe rroba të trendeve të fundit, higjienë, ilaçe dhe kujdesi shëndetësor, krevatë, jastëkë gjumi, e të tjera.

Ushqime dhe pije

Të hash shëndetshëm do të thotë të konsumosh produkte me cilësi të lartë. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri produktesh ushqimore dhe pije. Këtu do të gjeni ushqime për bebe, konserva, makarona, oriz, salca, shampanjë, verë, kremuiski, lëngje frutash, ujë, produkte mishi dhe bulmeti, produkte me bazë drithërash, produkte për kafshët, ëmbëlsira etj.

Për zyra dhe kancelari

Kjo kategori përfshin furnizime të zakonshme dhe artikuj të zyrës si tavolina, karrige, komodina, toner, letër për fotokopje dhe për printer inkjet, telefona tavoline, adaptorë WIFI, kabllo dhe router për internet, pajisje tavoline, kosha për mbeturina, artikuj për shkrim, makineri të vogla të tilla si pajisje për shpimin e letrave, vula, makina llogaritëse, kapëse fletësh e të tjera.

Për fëmijë

Nëse jeni prind i ri apo dëshironi të blini një dhuratë, keni përzgjedhur kategorinë e duhur. Produkte mjaft të veçanta dhe tepër cilësore për fëmijët duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët deri tek adoleshentët. Do të gjeni aksesorë të ndryshëm që përdoren për larjen, kujdesin ndaj lëkurës dhe higjienës orale, biberona, tavolina ngrënieje, kuti për ushqime, karrige, karrocë për bebe dhe shumë lodra.

0.1024
187.63 KB
Shporta (0)
  1. Nëntotali 0 Lek
  2. Transporti I pa përcaktuar
  3. Totali 0 Lek
KasaBlerje e shpejtë